970×90
970×90

Mërgimtarët thonë se nuk patën telashe të kalojnë nëpër Serbi

Mërgimtarët thonë se nuk patën telashe të kalojnë nëpër Serbi

Mërgimtarët të cilët kanë ardhur sot në Kosovë, ditën kur nisi zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për letërnjoftime e targa të makinave, kanë deklaruar se s’kanë pasur asnjë problem gjatë rrugës.

Një mërgimtare tha se kanë kaluar shumë mirë rrugës dhe se s’janë përballur as edhe me një problem.

“Shumë mirë. Kurrfarë problem s’kemi pas. Veç propaganda ishin kanë. Për 17 orë kemi ardh, kemi kalu shumë mirë. Jemi gëzu që kemi ardh në vend tonin”, tha ajo.

Një mërgimtar tjetër ka deklaruar se vështirësinë e vetme që e pati ishte një rrugë në territorin e Serbisë, e cila ishte duke u rregulluar.

“Vec rruga tu u rregullu prej Nishit, vec shumë mirë kemi kalu”, tha ai.

Një tjetër mërgimtar tha se është i vonuar ky vendim i qeverisë, sipas tij është dashur që të merret shumë më herët.

“Për qët kohë kemi luftu, për qësi punë kena luftu. Jo m’i lanë të lirë me hi”, tha ai.

Ndryshe, të nëntë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në veri të Kosovës janë larguar nga vetë ata më 1 gusht, tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ai tha se po ashtu janë hapur dy pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën me Serbinë.

“Liria e lëvizjes është e plotë dhe pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë të hapura për qytetarët”, tha Sveçla.

Pas heqjes së barrikadave, ashtu siç ishte zotuar Qeveria, Sveçla tha se do të shtyhet zbatimi i dy vendimeve që çuan në bllokimin e rrugëve, përkatësisht vendimet për dokumentet dhe targat serbe.

“Me largimin e barrikadave dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët tanë, ne e zhvendosëm zbatimin e vendimeve për datën 1 shtator 2022, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit në vend dhe rajon”, tha ai.

Related posts