970×90
970×90

Mbahet riti tradicional i qethjes së deleve në Bjeshkët e Junikut

Mbahet riti tradicional i qethjes së deleve në Bjeshkët e Junikut

Tradita e qethjeve të deleve në Junik është e lashtë. Kjo ngjarje për banorët e kësaj zone është shndërruar në një festë tradicionale. Shkruan “Gazeta Projekti”.

Koha optimale për këtë ngjarje është zakonisht nga gjysma e korrikut deri në javën e parë të gushtit.

Këtë vit në Bjeshket e Junikut qethjen e deleve e ka organizuar Kadri Gaxherri nga Juniku.

Një ngjarje e cila u shënua me shumë mysafirë, të cilët ishin ftuar nga Kadri Gaxherri, u shoqërua me shumë muzikë që e përcjellen edhe tingujt e çiftelisë dhe tupanëve.

Riti i qethjes së deleve zhvillohet prej më shumë se një shekulli. 

Kjo ditë festohet për begati, dhe që vitin e ardhshëm familjet të kenë më shumë dele e begati. // Gazeta Projekti //

 

 

Related posts