970×90
970×90

Lulzim Gacaferi i reagon Haradinajt: A e ke harruar sa harxhuan ish-kryeministrat?!

Lulzim Gacaferi i reagon Haradinajt: A e ke harruar sa harxhuan ish-kryeministrat?!

 

Sipermarresi dhe asambleisti i VV-së, Lulzim Gacaferri ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, i cili kritikoi shpenzimet për akomodimin e kryeministrit Albin Kurti, shkruan Gazeta Projekti.

Në një postim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Gacaferi i është drejtuar Haradinajt me tone të ashpra, duke theksuar se trajtimi që i bëhet kryeministrit të vendit duhet të jetë me dinjitet dhe seriozitet, dhe jo si të ishte një zyrtar lokal.

“O Daut, bëhet fjalë për kryeministrin e shtetit tonë!

Është krejtësisht normale që të ketë një akomodim të sigurt dhe dinjitoz.

Por, një këshillë dëshiroj ta jap – ktheje kokën pak pas dhe shiko mirë shpenzimet e ish-kryeministrave!!”, ka shkruar Gacaferi në rrjetin e tij Facebook.

Related posts