Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thë se Ministrja Nagavci ka zgjedhur t’i ik përgjegjësisë dhe se shpërndarja e teksteve shkollore është obligim ligjor.
Lushtaku-Sadriu akuzoi Nagavcin për shkelje të kushtetutës.
“Lidhur me qasjen e qeverise ndaj fillimit të vitit shkollor, përkatësisht, kjo është një rast ilustrativ se si kjo qeveri e trajton fillimin e vitit shkollor si diçka jo serioze. Kjo ndodh për herë të parë në historinë e Kosovës. Qeveria ka vendosur që ti ja bart përgjegjësin prindërve për blerjen e librave shkollor”, ka thënë ajo.
‘Kjo qeveri më këtë vendim i ka ikur përgjegjësisë duke i obliguar prindërit dhe ka zgjedhur një vendim i cili do të jetë edhe më i kushtueshëm për buxhetin e Qeverisë”, tha ajo.
Pasi sipas saj blerja e teksteve shkollore me shumicë do të jetë më e kushtueshme për buxhetin e Qeverisë së Kosovës, ndryshe blerja e librave me pakicë ë është 20% më shtrenjtë dhe do te kalojë shumën prej 2 million euro.
‘Rezultatet e vetme të këtij diskursi do të maten me vonesën e furnizimit me libra dhe zhvillimin e vitit shkollor”, theksoi Lushtaku-Sadriu.
‘Në fund kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Ministres Nagavci, për shkak të mos përgjegjësisë andaj ikja e saj do të duhej të ishte e menjëhershme”, përfundoj Lushtaku-Sadriu.