Takimi i partnerëve të koalicionit qeverisës i paralajmëruar për sot nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është anuluar.
Kështu ka konfirmuar për Telegrafin zyrtar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ndërkaq, nga Zyra e kryeministrit të Kosovës në një prononcim për Telegrafin thanë se në agjendë të kryeministrit nuk ka pasur fare takim mes liderëve të partive në koalicionin qeverisës.
“Nëse ka informacione të reja do t’ju informojmë”, tha Xhavit Beqiri nga Zyra e kryeministrit.