
Vuçiq fillimisht shihet vetëm me Lajçakun, Escobar iu bashkohet më vonë
Dyshja e emisarëve Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak kanë udhëtuar sot nga Prishtina për në Beograd.
Siç raportojnë mediat serbe, presidenti i Serbisë e ka takuar sot emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak. Ky takim ka filluar në orën 17:00 në presidencën serbe, raporton Express.
Pas gjysmë ore, siç shkruan “Blic” do të fillojë takimi trepalësh ku do të jetë edhe përfaqësuesi special i SHBA-së, Gabriel Escobar.
Me të arritur në Beograd, emisarët kanë takuar fillimisht Petar Petkoviqin.
Escobar sot nga veriu i Kosovës, pas takimit me krerët e “Srpskas” ka thënë se shpreson ta kenë mundësinë që të dalin me komunikatë sonte vonë ose nesër në mëngjes lidhur me ecurinë e takimeve në dy kryeqytetet.