970×90
970×90
970×90
970×90

Kurti: Ministria s’është e Liburn Aliut, s’jemi pronarë

Kurti: Ministria s’është e Liburn Aliut, s’jemi pronarë

Kryeministri  Albin Kurti, është pyetur në lidhje me bastisjet e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës në Ministrinë e Infrastrukturës, që udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu.

Kurti ka thënë se ministria nuk është e Aliut, pasi asnjëri nga qeveritarët nuk është “pronar”.

Gjatë një konference për medie, Kurti ka thënë se nuk ka shumë informacione, prandaj nuk mund të jep ndonjë mendim përmbajtësor, transmeton Klan Kosova.

“Ministria nuk është e Liburn Aliut, ai është vet ministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ministria është në kuadër të Qeverisë së Kosovës, që të gjithë ne do të thotë jemi këtu punëtorë,nuk jemi pronar asnjëri, jemi shërbyes. Fjala ministër vjen nga latinishtja që do të thotë shërbëtor, prandaj s’jemi pronar, ministria e këtij apo e atij. Kjo nuk është dashtë të jetë asnjëherë, por ndoshta për shkak të së kaluarës edhe ashtu është dukur, edhe ashtu janë sjellë e kanë ngelur këto keqkuptime”, ka thënë Kurti.

Related posts