Kryetari i Komunës së Junikut, së bashku me stafin e tij, kanë vizituar ambientet e shkollës fillore të mesme të ulët “Edmond Hoxha” dhe shkollën e mesme “Kuvendi i Junikut” në Junik, shkruan gazetaprojekti.com
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuçi uroj prindërit dhe mësimëdhënësit duke i faleminderuar për bashkëpunimin dhe shpresuar në angazhim e kujdes të vazhdueshëm në shërbim të suksesit të fëmijëve/nxënësve tanë.
Kuçi, ka uruar në veçanti nxënësit e klasave të para që sot për herë të pare u ulën në bankat shkollore dhe nxënësit që kanë përfunduar me sukses klasën e nëntë dhe sot filluan një kapitull të ri drejtë profilizimit në jetën e tyre profesionale. GazetaProjekti