
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka uruar mirëseardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, duke theksuar rëndësinë që diaspora ka për jetën sociale dhe zhvillimin e qytetit, shkruan Gazeta Projekti.
Festimet zyrtarisht nisin këtë fundjavë me festivalin “Kah Drita”, më 19 dhe 20 korrik, në kuadër të projektit “Mirëdita Junik”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian. Ndërkohë, më 30 korrik, komuna do të organizojë një koncert festiv në nderim të mërgatës.
Përveç aktiviteteve kulturore, komuna ka marrë edhe masa lehtësuese për mërgimtarët:
- Parking falas në hapësira publike deri më 31 gusht 2025
- Shërbime komunale të përshpejtuara dhe fleksibile
- Takime të hapura me Kryetarin Shehu për ide, investime dhe bashkëpunim
“Ju jeni gjysma e Junikut – mirësevini në shtëpinë tuaj,” ka deklaruar Kryetari Shehu.