970×90
970×90

Kosovës i vjen konfirmimi për blerjen e vaksinave Pfizer

Kosovës i vjen konfirmimi për blerjen e vaksinave Pfizer

Ish ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Kosovës i ka ardhur konfirmimi për blerjen e vaksinave nga kompania Pfizer.

“Edhe një lajm i gëzueshëm për mua, dhe qytetarët e Kosovës, që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, vjen konfirmimi për  blerjen e  vaksinave nga Pfizer-BioNTech”, ka shkruar ai në Facebook.

Zemaj ka publikuar dh shkresën që i ka dërguar përfaqësuesit të Pfizer-BioNTech edhe ministrit të ri të shëndetësisë, Arben Vitia.

“Më në fund, ky është një lajm i gëzueshëm për mua dhe qytetarët e Kosovës që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, në fund ju mund të dërgoni dokumentacionin për nënshkrim të marrëveshjes së blerjes së vaksinave nga Pfizer/BioNTech”, thuhet ndër tjera në shkresën që ish ministri i ka dërguar përfaqësuesit të vaksinës Pfizer.

Në këtë shkresë, ai po ashtu i njofton ata me ndërrimi e Qeverisë dhe kalon kontaktet tek ministri i ri i shëndetësisë për të vazhduar me procedurat tutje të blerjes së vaksinës.

“Si i autorizuar në emër të Qeverise së Kosovës për blerje dhe negocim tani kjo përgjegjësi  kalon te Qeveria e re (Kryeministri apo Ministri i Shëndetësisë), andaj duke ju lutur me konsideratën më të lartë ju lutem të njëjtin dokument ta dërgoni te Ministri z. Arben Vitia”.

Related posts