970×90
970×90
970×90
970×90

Konfirmohet aktakuza e përbashkët ndaj Januzit, Bahtijarit dhe Shalës

Konfirmohet aktakuza e përbashkët ndaj Januzit, Bahtijarit dhe Shalës

Është konfirmuar aktakuza ndaj tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës -Topit.

Njoftimi u bë nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

“Më 8 korrik, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala konfirmoi ndryshimet në aktakuzën e përbashkët dhe urdhëroi ZPS-në të dorëzonte versionin e fundit të kësaj aktakuze deri më 10 korrik”, thuhet në njoftim.

“Pasi të dorëzohet, ajo do të jetë aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore. Në përputhje me rregullën 90(3), gjykatësja Masëlo (Masselot) caktoi paraqitjen e mëtejshme të Januzit dhe Bahtijarit të premten, 12 korrik në orën 09:30”.

Meqenëse pretendimet e reja faktike ishin pjesë e aktakuzës fillestare kundër Haxhi Shalës, nuk kërkohet që ai të jetë i pranishëm në seancë

Related posts