Shpejtësia e rrjetit në rajonin e Kosovës është vlerësuar të jetë aktualisht 38.04 Mbps, shpejtësi kjo e cila e ka zbritur atë nga vendi i 57-të. Këtë pozitë aktualisht e ka zënë Australia, me shpejtësi prej 38,54 Mbps.
Ndryshe nga Kosova, Shqipëria radhitet e 78-ta në mesin e shteteve me rrjetin ‘Wi-Fi’ më të shpejtë në botë, e cila është e vlerësuar të ketë 27,23 Mbps.
Ndërkaq, vendin e parë në këtë renditje nga indeksi i ‘Ookla’-s e zë Singapori, me shpejtësi prej 195,88 Mbps. Singapori ndiqet nga vendet, si: Hong Kongu, Korea Jugore, Monako, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.
Për të arritur një renditje në këto kategori të testimit të shpejtësisë së rrjetit në indeksin e ‘Ookla’, secili vend duhet të ketë së paku 300 rezultate unike të përdoruesve.
Klikoni këtu për të parë renditjen e plotë të të gjitha shteteve. /