Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka prezantuar së fundmi projektin e ri.
“A të ka mungu” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Artistja vjen me një interpretim të përkryer e me paraqitje po ashtu të mahnitshme.
Teksti është shkruar nga Indrit Dode dhe Elinel me ‘beat’ gjithashtu të bërë nga Indriti.
Për producimin u kujdes Deard Sylejmani me realizim të videos nga produksioni Entermedia.
Edhe këtë vit 35-vjeçarja ka sjellë një mori hitesh që janë pëlqyer nga publiku e kanë mbledhur miliona klikime.
Veç kësaj, Dafina këtë kohë është shumë e angazhuar edhe me koncerte.