
Kosova është furnizuar të dielën me 24 mijë doza të vaksinës Anti-COVID nga COVAX.
Me ardhjen e vaksinës, i pari që u vaksinua ishte kryeministri Albin Kurti.
Pas tij u vaksinua doktoresha nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Isme Homolli dhe infektologu Salih Ahmeti.
Ndërsa, interesimi për tu vaksinuar nuk ka munguar edhe tek qytetarët tjerë.
Për të aplikuar për marrjen e kësaj vaksine është lansuar platforma e shërbimeve online https://ekosova.rks-gov.net/.
Në këtë platformë mund të aplikojnë ata që janë të interesuar për ta marrë këtë vaksinë, duke u regjistruar në të.