“Ne nuk kemi të drejtë ta sabotojmë këtë marrëveshje për shkak të pozicionimeve para zgjedhjeve”, u shpreh sot Jovanoviq, transmeton lajmi.net.
Jovanoviq tutje tha se koha nuk është në favor të Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje, ngase sipas tij proceset po ecin pa u ndalur.
“Sa më shumë që të tentojmë ta ndalojmë kohën përmes një ideje për konflikt të ngrirë, ajo ecën. Mali i Zi ka hyrë në NATO, Maqedonia ka nënshkruar një marrëveshje historike me Greqinë, Kosovës i është hapur rruga për Evropë dhe drejt liberalizimit të vizave. Është koha që edhe Serbia të arrijë suksesin e saj”, ka thënë sot Jovanoviq.
Kujtojmë se Jovanoviq është njëri ndër politikanët e rrallë serb i cili vazhdimisht ka insistuar se Serbia duhet ta njohë realitetin e krijuar në Kosovë