970×90
970×90
970×90
970×90

“Je dinosaur”, Gjuriq përplaset keq me Bieber për Kosovën

“Je dinosaur”, Gjuriq përplaset keq me Bieber për Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka sulmuar ashpër analistin dhe njohësin e politikës në Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber, pas deklaratave që ky i fundit ka dhënë sa i përket zhvillimeve të ndodhura në Washington.

Gjuriq ka thënë se Bieber beson që pajtimi në Ballkanin Perëndimor duhet të ndodh plotësisht në kundërshtim me legjitimitetin e shtetit serb dhe interesit kombëtar të Serbisë

Sipas politikanit serb, çfarëdo që ndodh ndryshe nga skenari që do Bieber, është një shuplakë për këtë të fundit dhe për misionin që Gjuriq thotë se është ‘ekstremist antiserb’.

“Vetëm dikush që vepron në favor të qarqeve më ekstremiste të Prishtinës mund të mendojë se nuk ka dëshirë për pajtim nga ana serb”, ka thënë Gjuriq.

Në reagimin e tij Gjuriq ka thënë se Biber është i gatshëm të shkojë aq larg sa që të mbrojë tezën e tij se serbët janë njerëzit më të këqij në botë dhe të mohojë rëndësinë e marrëveshjes historike në Shtëpinë e Bardhë.

“Biber po vdes nga dëshira për ta parë Serbinë të poshtëruar, por fatmirësisht ai është një dinozaur i së shkuarës i cili ende nuk arrin të kapërcejë ideologjinë dhe propagandën e viteve të 90’ta”, ka thënë Gjuriq.

Këto deklarata të Gjuriq vijnë pasi Bieber ka thënë se marrëveshja e Washingtonit do të harrohet shpejtë.

Related posts