Jakup Krasniqit i është hequr kravata para se të futej në seancën e sotme në Gjykatën Speciale.
Lajmin e ka bërë të ditur avokatja e tij para seancës.
Nacionale ka mësuar nga burimet e veta se kravata që Krasniqi e kishte veshur, ishte ajo me shqiponjë të cilën e kishte pasur edhe në disa seanca të tjera.
Nuk dihet arsyeja pse i është larguar.
“Z.Krasniqi këtë kollare e ka veshur edhe herave të tjera, a mund ta dimë pse i është hequr kollarja?”, tha ajo.
Gjyqtari i rastit tha se do të kërkojnë informacione pse një gjë e tillë ka ndodhur.