970×90
970×90
970×90
970×90

Ja sa vota i duhen Blerim Rekës për t’u zgjedhur President që në raundin e parë

Ja sa vota i duhen Blerim Rekës për t’u zgjedhur President që në raundin e parë


Sot mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në zgjedhjet të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve: Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Në raundin e parë fitues mund të jetë kandidati i cili ka fituar shumicë votash nga numri i përgjithshëm i votuesve, gjegjësisht 904.066 vota.

Sipas nenit 81 nga Kushtetuta, nëse në rrethin e parë askush nuk e merr shumicën e nevojshme, në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatë që kanë fituar më shumë vota në rrethin e parë.

Rrethi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditëve pas përfundimit të rrethit të parë të votimit, në këtë rast më 5 maj. Për president zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicë votash, nëse në vendvotimet kanë dalë më shumë se 40 për qind e votuesve të regjistruar, gjegjësisht 723.253 votues, që është paraparë me nenin 121, paragrafi 3 nga Kodi zgjedhor.

Nëse edhe në raundin e dytë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë numër të nevojshëm të votave, përsëritet e gjithë procedura zgjedhore.

Presidenti i Republikës zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, në kohëzgjatje prej pesë viteve. Për president të Republikës, personi i njëjtë mund të zgjidhet më së paku dy herë. Presidenti i Republikës duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë.

Për president të Republikës mund të zgjidhet personi i cili në ditën e zgjedhjeve ka të paktën 40 vjeç. Për president të Republikës nuk mund të zgjidhet personi i cili deri në ditën e zgjedhjeve nuk ka qenë banor i Republikës së Maqedonisë të paktën dhjetë vjet në 15 vitet e fundit. Përzgjedhja për president të Republikës kryhet në 60 ditët e fundit të mandatit të presidentit paraprak. /Alsat

Related posts