Ish-presidenti serb Boris Tadic, e ka pranuar shtetin e Kosovës, duke folur rreth krijimit të një anshëm të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ai ka sqaruar se komunitetet duhet të jenë në kuadër të sistemit juridik të Kosovës, të cilën e ka quajtur të pavarur.
“Sistemi Juridik i Kosovës së pavarur shtrihet në gjithë territorin e saj dhe se komunitetet nuk mund të jenë jashtë këtij sistemi”, ka thënë Tadic.
Ndërkaq, dikur i pari i Serbisë ka thënë se shpallja e njëanshme është fyerje për të menduarit e njeriut, pasi sipas tij kjo gjë nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare.
“Zyrtarët serbë paralajmëruar formimin e njëanshëm të Asociacionit, pa pjesëmarrjen e Prishtinës dhe kjo është një fyerje ndaj të menduarit të çdo njeriu”, ka thënë Tadic në një letër publike, ku theksoi se Asociacioni nuk mund të jetë i pavarur prej Kosovës.
Ndërkohë, Tadic i dha një godite Aleksandar Vucic’it, pasi tha se Lista Serbe që është krijuar nga ai, mori pjesë në një ‘teatër’, duke shtuar se Djuric e kishte të ndaluar të futej në Kosovë.
Ndryshe, kjo deklaratë e fortë e ish-presidentit vije pak orë pasi zyrtarët serbë të Kosovës kanë paralajmëruar se do të mblidhen në Mitrovicë për të shpallur njëanshëm Asociacionin, duke cënuar kështu shtetësinë e Kosovës.