
Kush zotëron intelegjencë emocionale, shumë situata në jetë kalojnë më me lehtësi.
Empati quajm, gadishmëria dhe aftësia për të kuptuar ndjeshmërinë emocionale të një personi tjetër.
Studime të shumta nga psikolog të ndryshëm, tregojnë se njerëzit që arrijnë të njohin më mirë dhe të rregullojnë emocionet e tyre, kalojnë më me lehtësi shumë situata në jetën e tyre.
Sipas psikologes Astrid Schütz, është e kuptueshme që personat qe quditen shumë dhe shpejt, ata nuk mund te menaxhojnë emocionet e tyre, jan shum të vështir për të tjerët.
Aftësia për të parë gjërat jo vetëm nga prespektiva juaj është gjithashtu një recetë e mirë për sukses ne raport me njerëz të tjerë.
Është konstatuar se në raporte bashkëshortore, çiftet me nivel më të lartë të intelegjencës emocionale janë më të kënaqur në marëdhënjet e tyre, sepse ata janë më të aftë të vendosin veten e tyre në poziten e tjetrit.
Empatia ngrit ndjenjën e kënaqësisë edhe në punë
Personal që posedojnë këtë nivel të intelegjencës emocionale arrojnë te kenë nota më të mira, ndertojnë raporte të mira kolegiale dhe shoqërore.
Gjithashtu punëdhënësit janë më të kënaqur me punen e tyre.
Empatia mund edhe të mësohet
Lajmi i mirë është se: kjo intelegjencë emocionale edhe mund te mësohet. Duke përdorur disa strategji, kjo ndjeshmëri mund të trajnoret. Sipas Psikologes Ricarda Steinmayr nga Universiteti Dortmund, përdorimi i pesë strategjive ndikon në këtë përmirësim:
• Largohuni menjehere nga situata të tilla për disa minuta dhe mendoni në diçka tjetër, nëse vëreni se po reagoni shumë emocional.
• Shmanguni menjeher nga reagimi impulsiv dhe i pa menduar mirë.
• Edhe frymëmarrjet e thella ndihmojnë shumë në shmangien nga reaksionet e tilla.
• Gjithmon të keni parasyshë se si mund të ndjehet personi tjetër nëraport me situaten e krijuar.
• Gjithashtu, keni parasyshë se si ndjehet personi tjeter ndaj reaksionit tuaj impulsiv.
Këto situata na ndikojnë shumë shpesh të kuptojmë që reaksionet e tilla, nuk jan aspak të nevojshme dhe se nuk kanë të bëjnë asgjë me juve.
Pyetje: Sa e ndjeni vehtën tuaj empatik?
Na tregoni në komente.