970×90
970×90
970×90
970×90

Ikballe Huduti lirohet nga akuza “Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”

Ikballe Huduti lirohet nga akuza “Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarës Ikballe Huduti për shkak të veprës penale “Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”. 

E akuzuara I.H me vendimin unanim të trupit gjykues në këtë çështje penale është liruar nga akuza, për shkak se nga gjykata nuk janë gjetur prova se e njëjta ka kryer veprën penale Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 134 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën vepër është akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.

Related posts