970×90
970×90
970×90
970×90

Hoti: Takimi në Uashington do të ndodh brenda javësh

Hoti: Takimi në Uashington do të ndodh brenda javësh

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se një takim ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe mund të zhvillohet brenda javësh në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka treguar se ka qenë e natyrshme që anulimi paraprak të anulohet për shkak të propozim të aktakuzës që është ngritur ndaj Presidentit Hashim Thaçi.

“Ka pasur mendime të ndryshme, besoj se ka qenë e kuptueshme që pas asaj që ndodhi që ishte e papritur ne ishim rrugës për atje, ka qenë e natyrshme që të mos ndodh ai takim”.

“Kemi pasur konsultime intensive me Grenell, ata kishin gatishmërinë që takimi të mbahet, por ne kemi kërkuar që të shtyhet takimi për një datë tjetër dhe tani po presim që Grenell të caktojë një datë ku do të takohemi të dy palët”.

I pyetur se kur mund të ndodh një takim i tillë, Hoti është përgjigjur “besoj brenda javësh, por tash kjo nuk varet vetëm nga ne”.

Related posts