Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka folur për incidentin kur deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, i ka goditur mikrofonin deputetit të LDK’së, Armend Zemaj, derisa ky po fliste në Kuvend.
Hoti në emisionin Frontal të Televizionit 7 ka thënë se veprimet joparlamentare të deputetëve të pozitës nuk e friksojnë Lidhjen Demokratike.
“Nuk ndihemi të kërcënuar e as të frikësuar por ka qenë sjellje e pahijshme dhe brutale”, ka thënë Shefi i GP të LDK’së.
Ai shtoi se kjo nuk ishte hera e parë e tillë kur deputetët e LDK’së kanë qenë cak i sulmeve nga deputetët e pozitëës.
“Nuk ka qenë hera e parë por ne nuk e kemi plan që të tërhiqemi, do t’i shkojmë deri në fund kësaj pune”, ka thënë Hoti. /Express/