970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj: Në rastin e Pal Lekajt Gjykata e Apelit do ta zbardhë të vërteten

Haradinaj: Në rastin e Pal Lekajt Gjykata e Apelit do ta zbardhë të vërteten

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i befasuar me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinë për dënimin e deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, në rastin e “53-milionshit”.

Ai është shprehur optimist se Gjykata e Apelit do ta zbardhë të vërtetën e këtij rasti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj është shprehur i bindur në pafajësinë e Lekajt.

“Jam i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal Lekaj! Dua të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit e cila do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj. Çdo person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë! I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj!”, ka shkruar Haradinaj.

Related posts