
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka publikuar disa fotografi nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’.
Haradinaj tha se po shijon spektaklin e përgatitur nga Dardanët sonte dhe atmosferën e rrallë në këtë stadium.
“Duam fitore”, shtoi tutje Haradinaj i cili ndodhet në tribunën VIP.
“Kosova dhe Shqipëria presin në shtëpi miq të mëdhenj, Anglinë dhe kampionin aktual botëror Francën. Pavarësisht rezultatit, krenar që jemi pjesë e arenës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror”, ka shtuar tutje Haradinaj për takimet që zhvillohen sot për dy ekipet shqiptare./