Bill Clinton sërish dërgon letër në Kosh presidenti amerikan Bill Clinton vazhdon të mbetet figura më e dashur për popullin e Kosovës, por një ndjesi të njëjtë vazhdon ta ketë edhe vet Clinton për kosovarët.
Ai ka dërguar së fundi një letër në shkollën Prishtina High School, i cili këtë letër e dërgon për të falënderuar më të vegjlit e kësaj shkolle, të cilët para disa mujave i kishin dërguar letra Bill Clinton.
Vetë shkolla ka njoftuar për pranimin e letrës së ish presidentit amerikan Bill Clinton. “Sot, na erdhi përgjigjia e tij në form të letrës nga Shtetet e Bashkuara për nxënësit dhe mësusen Dr. Ëaters. Në këto letër Presidenti Bill Clinton përmendi edhe 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe dëshirën për të vizituar shkollën tonë në vizitën e tij të radhës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Dhë në letrën që e ka publikuar kjo shkollë, shihet të ketë shkruar Bill Clinton, se Kosova do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën e tij./KultPlus.com