Gjendja në vend po tensionohet, Haradinaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë së Kosovës
Gazeta Express ka siguruar një ftesë që Haradinaj ua ka dërguar përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës që përfaqësohen në këtë këshill, për të marrë pjesë në këtë mbledhje.
Dje u bë e ditur se krerët e policisë së Kosovës kanë marrë vendim pëe t’ua pezulluar pushimet pjesëtarëve të policisë pa dhënë më shumë shpjegime.
E në skenarin që e publikoi Prifti Sava Janjic për situatën në Veri të Kosovës thuhet se Policia e Kosovës do të intervenonte menjëherë pasi serbët të shpallnin autonominë.
Ndërkohë përfaqësues të Listës Srpska këto deklarata i kanë quajtur spekulime dhe dezinformata.