970×90
970×90
970×90
970×90

Florian Bieber: Ndarja e Kosovës destabilizon rajonin, prandaj do të kundërshtohet fort

Florian Bieber: Ndarja e Kosovës destabilizon rajonin, prandaj do të kundërshtohet fort

As presidenti i Serbisë, as ai i Kosovës, nuk duan një zgjidhje të shpejtë të problemit të Kosovës, sipas profesorit të Qendrës për Studime Evropianojugore në Grac, Florian Bieber.

“Pyes veten nëse të dy presidentët duan një lloj zgjidhjeje të shpejtë”, ka thënë Bieber për N1, të dielën. “Ata duan të vazhdojnë të flasin për të”, ka vlerësuar ai.

“Bashkimi Evropian më vonë do të merret me gjëra të tjera – sundimin e ligjit, korrupsionin, prandaj mendoj se nënshkrimi i një dokumenti ligjërisht obligues nuk do të ndodhë në pranverë”, ka thënë Bieber.

Profesori ka thënë se nuk e kupton mesazhin që ka ardhur nga Aleksandar Vuçiq, pasi ai është takuar me Hashim Thaçin në Forumin Evropian në Alpbah, të shtunën, ku kreu i shtetit serb i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar t’i lejojë serbët dhe shqiptarët ta zgjedhin vetë çështjen e Kosovës, dhe ka shprehur pakënaqësinë e tyre përkitazi me përpjekjet e vendeve të tjera për të ndikuar në përmbajtjen e një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Nuk e kuptoj se si dëshiron ai ta arrijë këtë, nëse objektivi është ndryshimi i kufijve, si do të shmangen pasojat për vendet e tjera në rajon?”, ka pyetur Bieber.

Një zgjidhje nuk është në horizont, pasi ka ende shumë pikëpyetje, është shprehur ai.

“Nuk do të ndodhë shpejt, pres shumë kundërshtime ndaj ndarjes… dhe ndaj asaj se si do të shpërblehen edhe Serbia, edhe Kosova, për arritjen e një marrëveshjeje”, ka thënë ai.

Deri më tani, kufijtë etnikë janë hedhur poshtë si zgjidhje, ndërsa Bieber shprehet se druan se kjo mund ta destabilizojë rajonin, në vend se të bëhet zgjidhje. /Express/

Related posts