
Këtë javë publikohet bashkëpunimi mes Encës dhe Don Xhon.
Bashkëpunimi mes Encës dhe Don Xhon ka premise të bëhet njëra prej hiteve të kësaj vere, një duet i cili befasoi të gjithë kur lajmi u përhap, shkruan lajmi.net.
Tani këngëtarja nga Shqipëria me një foto të publikuar në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet në bikini ka bërë të ditur datën e lansimit të kësaj kënge.
‘Break Down’ nga Enca dhe Don Xhon publikohet këtë të mërkurë nga ora 17:00.
