970×90
970×90
970×90
970×90

Ekskluzive: Lajçak brenda pak ditësh viziton Prishtinën, pritet marrëveshje pa i prekur kufijtë

Ekskluzive: Lajçak brenda pak ditësh viziton Prishtinën, pritet marrëveshje pa i prekur kufijtë

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, planifikon t’i vizitojë Prishtinë dhe Beogradin gjatë muajit qershor, për të përgatitur terrenin për rinisjen e dialogut për normalizim të raporteve mes dy shteteve. 

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar burime diplomatike brenda BE-së për televizionin publik të Serbisë.

“Në Bruksel presin të ketë rinisje të dialogut pa vonesa dhe thonë se arritja e një marrëveshjeje finale është çështje muajsh dhe jo e viteve. Ndryshimi i kufijve nuk ka mbështetje në rajon dhe as Bashkimi Evropian nuk e sheh si një zgjidhje të problemit mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë ky burim brenda BE-së. 

Ndërkohë kanë thënë se mbase takimi i parë Prishtinë-Beograd mund të mos zhvillohet gjatë muajit qershor, por thonë se ai do të mbahet në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së dhe do të përqendrohet në dy qëllime kryesore.

“Zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe arritja e një marrëveshje përfundimtare për normalizim të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë ky zyrtar i BE-së për RTS.

Ky burim ka thënë se marrëveshja finale, nëse do të jenë të gatshme të dy palët, do të arrihet brenda muajsh. 

Related posts