Kancelari Olaf Scholz do të vizitojë Kosovën nesër më 10 qershor. Vizita e tij vjen disa muaj pas vizitës së ministres së jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila u takua me Kurtin e Muratin, duke vënë theksin tek rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe dialogu, ndërsa premtoi se Gjermania do ta kryejë punën e saj sa i përket vizave.
Scholz, që është kancelar nga SPD (Partia Social Demokrate e Gjermanisë) ka lidhur koalicion me të Gjelbërit për krijimin e qeverisë në Gjermani. Në programin e përbashkët që kishte 177 faqe, për herë ta parë, Ballkani Perëndimor zinte një vend të veçantë ku ndër të tjera thuhej se prioritet është dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.
Ndërkohë ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, para disa ditëve tha se ai do të jetë ambasadori i fundit gjerman që do të pyetet për liberalizimin e vizave, duke aluduar se ajo pritet të ndodhë shumë shpejt.
Kancelari Gjerman, Olaf Scholz, pritet të ketë një vizitë zyrtare të premten e 10 qershorit në Kosovë dhe Serbi, në kuadër të turit të tij dy-ditorë në Ballkan. Sipas zëdhënësit të kancelarit gjerman, Ëolfang Buchner, Scholz në Kosovë, përveç takimeve me krerët institucional, do të vizitojë edhe trupat gjermane në kuadër të KFOR-it.
Fokusi i udhëtimit sipas zëdhënësit do të jetë perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Ndryshe, burime të portalit online “Gazeta Projekti”, kanë thënë se kancelari gjerman Scholz nesër do të kumtoj lajmin e madh për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Kancelari Sholz është i vedtieshëm se shteti i Kosovës është i vetmi në ballkanin perëndimor i cili nuk ka një liberalizim vizash, andaj kancelari është i vendosur që qytetarët e Kosovës të udhëtojn në zonën shengen shumë shpejt”, tha ky burim.