
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, i ka reaguar Kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama, pasi ky tha se nuk e njeh atë, duke e quajtur injorant.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se nuk e kupton fyerjen e Kryeministrit Rama.
‘’Të thuhet se Shqipëria nuk ka oligark është njësoj si të thuhet që Shqipëria nuk ka det. Nuk e kuptoj fyerjen dhe injorancën e Kryeministrit Rama.’’, ka thënë Abazi.
Ndërkaq, Rama më herët në Pressing ka thënë se nuk e njeh Haki Abazin, por se reagimi i tij është shumë i ulët.
Shkrimi i plotë i Abazit:
Të thuhet se Shqipëria nuk ka oligark është njësoj si të thuhet që Shqipëria nuk ka det. Nuk e kuptoj fyerjen dhe injorancën e Kryeministrit Rama.
Realiteti nuk është sajesë ashtu siç nuk është sajesë varfëria e shqiptarëve, ashtu siç nuk është sajesë fakt që me qindra e mijëra shqiptarë kanë ikur nga kjo politikë e injorancës dhe përbuzjes.
Veriu i Kosovës në gjendjen e keqe është qe nga 1999 dhe përkundrazi është hera e parë që ne kemi vepruar edhe në veri edhe në Luginë.
Rama poashtu tha se nuk ka te arrestuar, por e verteta është se ka njerez të arrestuar- e vërteta nuk ngulfatet nga patronizimi dhe injoranca e as me ekonomizimin me të vërtetën po as me ngjyrat që shkarravisin mbi të zezat.