
Ka përfunduar takimi mes kreut të NISMA’s, Fatmir Limajt dhe kreut të LDK’së, Isa Mustafa.
Limaj i ka dhënë fjalën Mustafës se do ta rrëzojnë Qeverinë e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, ai tha se partia e tij do ta mbështet këtë.
“NISMA mbështet mocionin. Do të marrë pjesë në seancë dhe do të votojë për rrëzimin e qeverisë”, ka thënë Limaj.
Ai tutje ka shtuar se një fund i tillë i qeverisë Kurti ka qenë i pritshëm dhe madje e kishte paralajmëruar këtë më herët.
Kujtojmë se AAK’ja pak më herët kishte konfirmuar votat pro rrëzimit të Qeverisë Kurti, ndërkohë PDK dhe AKR nuk i kanë bërë akoma zyrtare qëndrimet e tyre.