Asambleistja e lëvizjes “Vetëvendosje”, në Komunën e Gjilanit, Festa Shabani, nga sot do të vazhdojë punën si asamblesite e pavarur, raporton ‘Zëri.info”.
Shabani, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e këtij subjekti politik.
Ajo ka thënë se pavarësisht problemeve të fundit në Vetëvendosje, ka besuar se do të mund të funksionin si grup i përbashkët në Kuvendin komunal të Gjilanit, mirëpo sipas saj një gjë e tillë nuk ka ndodhur, transmeton tutje “Zëri.info”.
Asambleistja e VV-së, ka treguar se votimi gjatë seancës së djeshme në Kuvendin komunal ka qenë ndryshe nga lëvizja për të cilën më pas, aktivistë të Vetëvendosjes kanë filluar me sharje dhe ofendime drejt saj.