
Diell dhe vapë janë parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për motin gjatë këtyre ditëve. Temepraturat pritet që të shkojnë deri në 35 gradë Celsius. E ekspertët shëndetësorë bëjnë thirrje që të ruhemi këto ditë.
Temperatura të larta janë paraparë që të mbizotrojnë këto ditë në Kosovë. Sipas të dhënave të IHMK-së temperaturat mund të mbërrijnë deri në 35 gradë Celsius. Ata apelojnë për kujdes dhe për respektim të këshillave nga ekspertët shëndetësorë.
“Do të mbajë mot me diell dhe vapë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Indeksi UV ne vlerat ekstreme, prandaj këshillohet respektimi i IKSHP nga ora 10-16 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit ose të bartim masat mbrojtëse. Edhe ditët tjera parashihen të jenë me vapë prandaj kujdes për gjitha moshat, sidomos shtresa e popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Apeli i mjekëve
Teksa temepraturat e larta mund të jenë të dëmshme për qytetarët, profesionistët shëndetësorë dhe mjeket e kësaj fushe, kanë dalë me rekomandime se si mund të mbrohemi kur ekspozohemi ndaj temperturave ekstreme.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi, apelon tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve me temperature të larta. Gashi në një bisedë për Nacionalen. Ka theksuar se është shumë e rëndësishsme që qytetarët t’u shmangen rrezeve të dëmshme të diellit në pikun e ditës.
“Është shumë e rëndësishme që uji, lëngjet të jenë pjesë e pandashme e mënysë. Në QKMF-në ku unë e drejtoj, ditëve të fundit janë rritur rastet kur qytetarët kërkojnë ndimë mjekësore si pasojë e temperaturave të larta. Ngra ora 10:00 e deri në orët e apsditës të moshuarirt, sidomos, rekomandohet mos t’I ekspozohen rrezeve të diellit”, thotë ai.
E edhe Drita Gashi – Peqani, mjeke në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, thotë se ngritja e temperaturave i ka shtuar edhe më shumë pacientët që kërkojnë ndihmë nga goditja solare.
“Duhet të kenë shumë kujdes që në këtë kohë të mos ekspozohen në rrezet e forta të diellit, nga ora 10:00 deri në ora 17:00. Nëse patjetër duhet të dalin të moshuarit në mes të kësaj kohe, atëherë patjetër të bartin kapela mbrojtëse, të jenë të veshur me rroba nga pëlhurat dhe me ngjyra të hapura. Të konsumojnë sa më shumë ujë, deri në tetë gota apo dy litra, pa marrë parasysh a janë të etur apo jo, që të mos vihet deri të dehidrimi”, rekomandoi ajo.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, temperaturat e larta që mbizotërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut, sidomos te të moshuarit.
Ekspozimi në diell për një kohë të gjatë mund të çojë në dehidrim, që më pas përcillet me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale.
“Personat e moshuar asesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet; Është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose qaji; poashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale;”, janë disa nga rekomandimet e IKSHPK-së ndërsa të tjerat mund t’i lexoni duke klikuar këtu.
Me temperatura të larta e me zjarre po përballet edhe Evropa.
Një valë e të nxehtit që ka shpërthyer në Evropë, të hënën është përhapur edhe në Britani si dhe ka nxitur ndezjen e mëtejshme të zjarreve në Francë e Spanjë.
Që nga e marta, temperaturat kanë arritur në 47 gradë në Portugali dhe mbi 40 në Spanjë, duke ndezur më tej zjarret. Më shumë se 300 njerëz në të dy vendet vdiqën nga të nxehtit, raporton agjencia spanjolle e lajmeve Efe.

Kutojmë se 9 korrik 2022 ishte më e ftohta sa i përket datës 9 korrik, që prej vitit 1979, me temperaturën maksimale që arriti vetëm deri në 17 gradë Celsius teksa dhjetë ditë pas, Kosova pritet të përvëlohet nga i nxehti.