970×90
970×90
970×90
970×90

Detajet e fundit rreth Hajrizit nga autoritetet serbe: Buzëqeshi, pastaj qëlloi – iku përmes një gardhi dhe are

Detajet e fundit rreth Hajrizit nga autoritetet serbe: Buzëqeshi, pastaj qëlloi – iku përmes një gardhi dhe are

“Ishte i buzëqeshur, sjelljet i kishte të mira në gjeste…por pas kontrollit të fytyrës, nisën të shtënat”.

Kështu e dha versionin e policit serb të plagosur, Viekosllav Iliq, Asistent Drejtori i Policisë së Serbisë, Dragan Vasiljeviq, rreth ngjarjes së mbrëmshme ku në kufirin mes Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, në Loznicë, dyshohet që Faton Hajrizi vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër.

Vasijlljeviq tha ta ketë marrë versionin e Iliqit në spital, rreth ngjarjes së mbrëmshme; teksa ndau edhe detajet të fundit rreth kërkimit në vazhdim ndaj Hajrizit; i cili mbetet i pakapur.

Panë veturën Mercedes me targa turke. Atyre iu duk diçka e dyshim dhe e ndoqën pas me dritat ndezur. Vetura u ndal pas një kilometër e gjysmë. Policët dolën nga vetura dhe ua kërkuan dokumentet, ishte kontroll rutinor”, tha zyrtari i lartë policor serb në RTS.

Iliq, siç e shpjegon eprori i tij, tregon se nuk ka pasur të shtëna menjëherë, ndërsa shoferi dhe pasagjeri u kanë dhënë dokumentet e tyre personale. “Duke respektuar rregullat, policia ka kërkuar që të zbresë një person – pasagjeri, ndërsa personi tjetër ka mbetur në automjet”.

Pasagjeri doli, fytyra sillej normalisht në gjestikulacion, ishte e buzëqeshur, polici Iliq ishte në anën e majtë, në zonën e shoferit për ta mbajtur nën kontroll. Menjëherë pas fillimit të kontrollit të fytyrës (me dokumentin) janë dëgjuar të shtëna, ka qenë në pjesën e pasme të veturës” – tha Vasiljeviq.

Ai thekson se sulmuesi ka qëlluar disa herë në drejtim të policit Iliq dhe e ka goditur në shpatullën e djathtë. “Siç thotë ai (Iliq), shumë e vështirë, por ai arriti të qëllonte me armë dhe qëlloi disa herë në drejtim të atij personi” – tha Vasiljeviq.

“Iliç tha gjithashtu se sulmuesi nuk dinte ose nuk donte të fliste gjuhën serbe”, siç e citoi Novosti. Supozohet se sulmuesi kishte armën në brez dhe se ajo ishte e mbushur kur ai doli nga automjeti.

Kjo është diçka që ne konkludojmë, hetimi do të tregojë se çfarë dhe si, por ai shumë shpejt, siç na tha Iliq, shumë shpejt pasi ka dalë nga automjeti dhe ka tentuar ta kontrollojë, ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar. Pra kjo do të thotë se plumbi ishte tashmë në tub”, tha Vasiljevic.

Dragan Vajisleviq per Faton Hajrizin thotë se ky i fundit ka arritur të kapërcejë në një fushë misri që ka qenë terren krejtësisht i paqasshëm; ku edhe ka pasur një hapje në një gardh drejt lumit Drina.

Ka një kaçube, një arë me misër, një terren i paarritshëm, aty ka kaluar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha ndihmësdrejtori i policisë, duke shtuar se shoferi tha se nuk e dinte se ku ka ikur i dyshuari.

Patrullat nga Departamenti i Policisë së Shabacit, patrullat e Policisë Kufitare Serbe, Njësia Speciale Antiterroriste, Njësia e Helikopterëve, mbajtësit e qenve të shërbimit, anëtarët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Detashmenti i Xhandarmërisë së Novi Sadit janë në terren, tha ai.

Ai sqaron se terreni është i tillë që sapo del nga rruga, vetëm pak metra më tutje janë arat me misër që shtrihen për hektarë, ku misri tashmë është mbi dy metra i lartë. Në tre metra nuk shihet asgjë, shton Vasiljeviq.

Kemi kontrolluar vazhdimisht të gjithë terrenin dhe tani po e kërkojmë atë terren me forca të forta politike. Arrijmë në Drinë, shkojmë majtas, djathtas, krehim një zonë më të gjerë. Jam i bindur se do të gjejmë autorin e këtë akt të urryer dhe se ai do të gjykohet sipas ligjit”. , tha Vasiljevic.

I pyetur nëse ka ndonjë informacion se i dyshuari ka hyrë në Serbi në ndonjë pikë kufitare, Vasiljeviq thotë se sipas të dhënave nga kufijtë dhe vendkalimet kufitare, ai person nuk ka hyrë në Serbi në atë mënyrë.

Related posts