970×90
970×90
970×90
970×90

Dënimi ndaj Pjetër Shalës, Prokurorja West: Hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit

Dënimi ndaj Pjetër Shalës, Prokurorja West: Hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit

Prokurorja e Specializuar Kimberly West ka mirëpritur vendimin e sotëm në gjyqin ndaj Pjetër Shalës, duke e konsideruar si hap të rëndësishëm në drejtësinë e sistemit gjyqësor të Kosovës.

“Arritja e vënies para përgjegjësisë për krime të rënda – përfshirë edhe kundër atyre personave si z.Shala që kishin shmangur më parë për disa vjet juridiksionin e gjykatave të Kosovës – është një hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit,” tha West në një reagim pas shpalljes fajtor nga Trupi Gjykues.

Shala u shpall fajtor për tre akuza për krime lufte – ndalim arbitrar; torturë; dhe vrasje e paligjshme – dhe u dënua me 18 vjet burg.

“Dita e sotme është gjithashtu një ditë kur ne kujtojmë dhe përulemi para viktimave të krimeve të z. Shala, që ishin kryesisht shqiptarë të Kosovës, dhe atyre familjeve që kanë pritur për një çerek shekulli që i Akuzuari të vihet para përgjegjësisë”, vazhdoi Prokurorja e Specializuar.

Krimet e pretenduara, sipas kësaj gjykate u kryen në periudhën prej rreth 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që ishin paraburgosur në Uzinën Metalike në Kukës, Shqipëri.

Trupi Gjykues konstatoi në aktgjykimin e tij se të paktën 18 persona ishin mbajtur në kushte çnjerëzore e degraduese dhe i ishin nënshtruar abuzimit psikologjik e fizik, dhe një nga viktimat u vra.

Në mesin e provave të parashtruara gjatë gjyqit ishin deklarata në të cilat, sipas gjykatës, Shala pranonte praninë e tij në Uzinën Metalike në Kukës gjatë periudhës së aktakuzës dhe keqtrajtimin e të burgosurve

Related posts