Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, është shprehur i lumtur me deklaratën e BE-së, që tha se pret që statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel.
E tha këtë në një prononcim të tij shkurtër në rrjetin social Twitter.
“I gëzuar me deklaratën e BE-së se drafti i statutit të Asociacionit do të diskutohet në takimin e ardhshëm në Bruksel. Mendoj se kjo duhet të na ndihmojë të gjithëve të pushojmë dhe të gëzojmë një fundjavë të këndshme”, ka thënë Delawie.