970×90
970×90
970×90
970×90

Deklaratë tronditëse: Zjarrin në Greqi e kanë ndezur me qëllim pronarët e tokave, arsyeja e tmerrshme

Deklaratë tronditëse: Zjarrin në Greqi e kanë ndezur me qëllim pronarët e tokave, arsyeja e tmerrshme

Greqia tash e sa ditë është në gjendje emergjente për shkak të zjarreve që u morën jetën më shumë se 80 personave. Alarmi i parë për zjarr filloi në Kineta, një qytet në perëndim të Athinës, në orën 12:30 të hënën.
Vetëm një orë më vonë, u pa së zjarret kishin arritur në Neos Voutzas, në verilindje, dhe më pas thuhet se zjarri u shpërnda edhe në malin përgjatë bregdetit në qytetin e Mati’t, transmeton Gazetametro.net

Tani tri ditë më vonë ende po vazhdojnë këto zjarre dhe grekët janë ende duke u munduar të zbulojnë se çfarë e shkaktoi katastrofën më të madhe në historinë e këtij vendi.

Zyrtarët atje kanë treguar se si pasojë e këtij zjarri janë djegur më shumë se 2500 shtëpi dhe se ende po kërkohet për persona që janë të zhdukur.

“Këto zjarre nuk janë shumë të pafajshme”, ka thënë ministri grek, Nikos Toskas. Me këtë deklarim ai ka lënë të kuptohet se këto zjarre nuk janë fatkeqësi natyrore dhe se hetimet rreth këtij zjarri nuk do të fillojnë derisa të shuhen të gjitha.

Mirëpo, grekët po pretendojnë se këto zjarre janë filluar më qëllim nga pronarët e tokave që dëshironin t’i pastrojnë pyjet e mbrojtura për zhvillim.

Për dekada me radhë, shtëpitë e ndërtuara ilegalisht në zonat me pyje kanë ngritur shqetësime të shumta dhe qeveria në atë kohë ishte e dëshpëruar për para, pas krizës së borxhit në vitin 2010, kështu që u lejoi pronarëve të paguajnë gjoba të lehta për të hyrë në rregullore.

Mospërfillja e rregullores, që ka ndikuar shumë shpesh negativisht në Greqi, mund të ketë kontribuar në këtë fatkeqësi, ku jo të gjithë janë të bindur se ishte natyrore.

Related posts