970×90
970×90

Deklarata e Kurtit, reagon Haradinaj

Deklarata e Kurtit, reagon Haradinaj

“Kur njerëzit kanë shpresë, shpenzojnë më shumë sesa kursejnë”, pati thënë kryeministri Albin Kurti ditë më parë, kur vendi veçse po përballet me një nga inflacionet më të mëdha.

Në deklaratën e tij ka reaguar ish-kryeministri, i cili vjen nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj në një emision televiziv të enjten, tha se kjo nuk ka të bëjë me shpresë.

“T’i themi kryeministër, inflacioni e zvogëlon apo e rrit koston e jetës. Nëse është rritë 14.1 vetëm inflacioni nuk është shpenzim më, unë jam duke e paguar inflacionin i nderuar kryeministër. Unë nuk jam duke shpenzuar më shumë, unë po e paguaj koston e inflacionit si qytetar i këtij vendi”, tha ai.

Haradinaj e quan të lehtë llogaritjen, sipas tij, të njëjtat gjëra blihen, por tash me çmim më të lartë.

“A mundesh pa një litër vaj, pa një kilogram bukë, pa dy litra benzinë. Nëse e blen sasinë e njëjtë të gjërave që i ke ble para inflacionit, sot, je duke shpenzuar më shumë. Nuk e di pse nuk ia thonë njerëzit ashtu, pse e lejojnë të bie në kësi vlerësimesh, këto janë gjëra bazike”, pohoi lideri i AAK-së.

Related posts