Dafina Zeqiri është një prej këngëtareve shqiptare që po korr sukses jashtë kufijve, por duket se do rikthehet me një hit shqip.
Në disa postime të rrjetin e saj social, ajo tregon detaje nga jeta e saj e përditshme. Mbrëmjen e kaluar, Dafina tregoi se ishte në studio duke tentuar ti mësonte një mikeshe disa fjalë shqip.
Ndërsa sot shfaqet me linja të përsosura duke marrë rreze në Santorini. Fotografitë i ka shoqëruar me frazën: “Eja ikim diku, ku e jotja jam. E jam e jam”, e cila mendohet të jetë pjesë e hitit të saj të ri.
Nuk dihet nëse Duffye do vijë me një këngë të ndërthurur mes gjuhës shqipe dhe asaj angleze, por ndjekësit mezi presin një hit të ri.