970×90
970×90
970×90
970×90

Ceremonia shtetërore për varrimin e Adem Demaçit

Ceremonia shtetërore për varrimin e Adem Demaçit

“Me vendim të Presidentit, nga mesnata, me të filluar dita e premte, dita e parë e zisë, flamujt do të ulen në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore. Të premten, në orën 09:00, arkivoli me trupin e “Mandelës së Kosovës”, Adem Demaçi, do të sillet në Kuvendin e Kosovës, me ç’rast në orën 11:00 do të mbahet Mbledhja komemorative e në të cilën do të mbajë fjalim”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se nga ora 12:00 do të fillojnë homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës. Homazhet do të përfundojnë në orën 20:00.

Me vendim të Këshillit Organizativ, i përbërë nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, kryetari Kadri Veseli, nënkryetarët Xhavit Haliti, Aida Dërguti, Kujtim Shala dhe nga Glauk Konjufca e Ahmet Isufi, varrimi i Adem Demaçit do të bëhet ditën e shtunë, më 28 korrik, në “Varrezat e Dëshmorëve” në Prishtinë.

“Të shtunën, në orën 09:00 Garda e Nderit do të sjellë kortezhin në sallën “1 Tetori” në Prishtinë e ku në ora 09:30 do të fillojë ceremonia komemorative. Nga ora 10:00 do të fillojnë fjalimet e liderëve të institucioneve të Kosovës dhe rajonit”, thuhet në komunikatë.

Në orën 11:00, kortezhi do të niset nga salla “1 Tetori” dhe do të lëvizë në itinerarin “1 Tetori” nëpër rrugët “Bill Clinton”, “Xhorxh Bush”, sheshi “Zahir Pajaziti”, sheshi “Nëna Tereze”, sheshi “Ibrahim Rugova”, rruga “Agim Ramadani”, rruga “Rrustem Statovci”, rruga “Isa Kastrati” deri tek Varrezat e Dëshmorëve ku do të varroset kolosi Adem Demaçi.

Related posts