Mediumi malazez “Vijseti.me” po raporton sot se një person ka vdekur dhe disa të tjera janë lënduar pasi ka shpërthyer një granatë dore në hyrje të Gjykatës Themelore të Podgoricës.
Personi i vdekur dyshohet se është M.B (39 vjeç), e që sipas “Vijesti” është i njëjti edhe që e ka aktivizuar granatën e dorës.
Pesë personat dyshohet se janë lënduar, njëri nga ta ka marrë lëndime serioze, ndërkohë që policia dhe ambulance kanë arritur në vendin e ngjarjes.