Në Këshillin Prokurorial të Kosovës është mbajtur ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës së kryesuesit të KPK-së nga Blerim Isufaj te kryesuesi i sapozgjedhur Bahri Hyseni, në të cilën morën pjesë zëvendëskryesuesi i KPK-së, Arben Ismajli, drejtori i sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi dhe drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performances së Prokurorisë, Valon Jupa.
Gjatë kësaj ceremonie, kryesuesi i deritashëm Blerim Isufaj i ka uruar mirëseardhje kryesuesit të ri, Bahri Hyseni, me ç’rast ka theksuar se ndihet i nderuar që ka pasur fatin dhe mundësinë të udhëheqë këtë institucion të rëndësishëm përgjatë këtyre tri vjetëve, duke arritur suksese në një kohë sfidash të mëdha për vendin, njëkohësisht ka shtuar se është i lumtur që detyrën ia lë një profesionisti të madh të sistemit të drejtësisë, i cili ka dhënë kontribut të çmuar për sistemin prokurorial të Kosovës.
Nga ana tjetër, kryesuesi i ri i KPK-së, Bahri Hyseni, ka falënderuar kryesuesin e deritashëm për kontributin e tij për zhvillimin e sistemit prokurorial gjatë mandatit trevjeçar, duke thënë se do të dinamizojë, avancojë dhe plotësojë edhe më tej misionin e Këshillit dhe do të jetë në shërbim të plotë të fuqizimit dhe zbatimit të ligjit në Kosovë.
“Efikasiteti në veprimtarinë e përgjithshme prokuroriale, përmbushja e qëllimeve strategjike, arritja me kohë e rezultateve të nevojshme dhe krijimi i planeve dhe programeve adekuate, por edhe fuqizimi i transparencës dhe përgjegjësisë së përgjithshme ndaj detyrave që kemi përpara, do të jenë përpjekjet e mia të vazhdueshme dhe këmbëngulëse në krye të Këshillit”, ka thënë kryesuesi i ri i KPK-së, Bahri Hyseni, i cili u zgjodh kryesues në takimin e 160-të të KPK-së me votat unanime të të gjithë anëtarëve të Këshillit dhe do të jetë në krye të tij për një