970×90
970×90
970×90
970×90

Besnik Bislimi për Faton Hajrizin: Për Kosovën, ai është kriminel

Besnik Bislimi për Faton Hajrizin: Për Kosovën, ai është kriminel

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Faton Hajrizi, i cili u vra nga policia serbe sot, për Kosovën është kriminel, shkruan Reporteri.net.

Bislimi ka thënë se Hajrizi nuk përfaqëson Qeverinë e Kosovë dhe as nuk është promovuar e sponsorizuar ndonjëherë, siç ka bërë Serbia me Kryeterroristin Milan Radojiçiq.

Ai ka thënë se Serbia po manipulon me këtë rast.

“Ne nuk kemi konstatime. I gjithë konstatimi, e gjithë storja me të cilën po manipulojnë tani më shumë se 24 orë është një pasaportë e gjetur. Dhe mbi një pasaportë është ndërtu një roman. Që kjo pasaportë i takon një personi, ai ka ikë nga burgu.. pjesa tjetër përtej pasaportës është produkt i makinerisë propaganduese të Beogradit me në krye Ivica Daciqin. Mendoj se duhet të shihet si e tillë. Për Kosovën, personi që ka ikë është person i dënuar për vepra penale, është kriminel dhe vendin e ka prapa grilave. Në sytë e Kosovës ai është kriminel dhe në narrativen kosovare krimineli e ka vendin në burg”, ka thënë Bislimi në KTV.

Bislimi ka thënë se Serbia e Meriton atributin se është vend i sigurt për kriminelë.

“Por ajo që mendoj që nuk po diskutohet dhe do të duhej të diskutohej përtej propagandës që po e shpërfaqë Serbia është fakti që kur ky person ka dalë nga burgu, ka ikë nga burgu dhe ka trajtuar opsionet për ikje në një vend të sigurt dhe mos harroni ai ka thënë jam në një vend aq të sigurt sa nuk mund të më gjeni kurrë. Ai ka pas opsionin e ikjes drejt Shqipërisë. Ne me Shqipërinë kemi kalimin e integruar të kufirit që është kalim i lehtësuar i kufirit, kemi shumë zona ku kalimi bëhet i lehtë dhe nuk kemi asnjë bazë ushtarake. Në anën tjetër e kemi Serbinë, vend armik që i ka 48 baza dhe është kufiri të cilin Serbia e ruan më së miri nga të gjithë kufijtë e vet. Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë ruhet më mirë sesa kufijtë e Ukrainës me Rusinë ose tjerë dhe tash cila është logjika që një person i cili po ikë nga burgu po kërkon dalje të sigurt nga Kosova e zgjedh kufirin më të rrezikshëm si më të sigurtin për të. Kjo tregon se Serbia e meriton atributin e një vendi të sigurt për kriminelë për arsye se e ka marrë emrin e një strehe të kriminelëve, por kjo është me rëndësi që duhet të diskutohet. Aty përfundon storja pastaj për neve. Ai nuk përfaqëson Qeverinë e Kosovës, nuk ka pas as promovim, as sponsorizim siç për shembull ka pas Radoiçiqi, as trajnim të ushtrisë në Kosovë siç kanë pas trupat e Radoiçiqit, as armatim të kompanive tona të armëve sepse nuk i kemi. Ky është dallimi mes Kosovës dhe Serbisë. Ai në Kosovë trajtohet si kriminel, Radoiçiqi në Serbi trajtohet si hero i luftës. A ka mundësi që në këtë narrativë me i pa edhe deklaratat e Daciqit”, ka deklaruar Bislimi.

Ndryshe, pas arratisjes së fundit më 6 korrik, vendndodhja e Faton Hajrizit nuk u dit për një kohë.

Emri i tij nisi të përmendej sërish më 18 korrik, kur në Serbi u raportua vrasja e një zyrtari policor, në qytetin perëndimor të Lloznicës.

Sipas dyshimeve fillestare, dorasi kishte ikur, ndërsa në vendngjarje ishin gjetur dokumentet e një personi të quajtur Artan Hajrizi.

Më vonë u mësua se Artani ishte vëllai i Fatonit, i cili u paraqit nga Gjermania duke pretenduar se i vëllai ia kishte vjedhur dokumentet për t’ia përdorur për arratisje.

Si i dyshuar për vrasje, Fatoni ishte në kërkim nga autoritetet serbe për disa orë, derisa Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ai ishte vrarë derisa po ikte nga Policia.

Megjithatë, ministri serb i Punëve të Brendshme, Daçiq, tha se autoritetet serbe do të kërkojnë nga Gjermania ekstradimin e vëllait të tij, Artan Hajrizi, që sipas tij dyshohet të jetë bashkëpunëtor në këtë ras

Related posts