Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, i ka reaguar koordinatores së Komiteteve në VV, Dejona Mihali, e cila ka akuzuar bizneset vendore dhe opozitën se po bashkëpunojnë kundër Qeverisë Kurti.
Rukiqi në profilin e tij në “Facebok” ka postuar disa fotografi të takimit që partia e tij ka pasur me 100 taksapaguesit me të mëdhenj në vend.
Ai ka bërë me dije se LDK-ja komunikon hapur dhe çdo ditë me bizneset e Kosovës.
“Një informatë, edhe pse nuk besoj që i ka ik rrjetit të saj paralel në dhomat e përgjimeve. Në fotografinë e bashkangjitur janë 100 taksapaguesit dhe punëdhenësit më të mëdhenj në vend, janë mbi 80% e ekonomisë të Kosovës. Të njejtit, siç po shihet në fotografi, masovikisht, ju përgjigjen ftesës tonë, për të diskuuar #RrugeneRe, rrugën për zhvillim, një rrugë pa shantazhet, linçimet dhe kërcenimet e juaja. Lidhja Demokratike e Kosovës, komunikon hapur dhe çdo ditë me bizneset, me të gjitha format e komunikimit, edhe me telefon, për të dëgjuar, se si po e shkatërroni ekonominë e vendit çdo ditë dhe për të mësuar se si me Rrugen e Re, do t’ja kthejmë të mbaren ekonomisë, zhvillimit dhe punësimi”, ka shkruar Rukiqi.