970×90
970×90

Aspak fer Restorantet kosovare rrisin çmimet për mërgimtarët

Aspak fer Restorantet kosovare rrisin çmimet për mërgimtarët


Është bërë zakon i keq që shumica e restoranteve kosovare të rrisin çmimet në sezonën e verës.


Kjo ndodhë në fillim të muajit korrik, atëherë kur mërgimtarët fillojnë ardhjen në Kosovë për pushime.

Të ofenduar e të mllefosur ndihen me këtë fakt. B.N ka thënë për Indeksonline se çmimet nuk janë të larta pavarësisht ngritjes që po i bëjnë restorantet, por që sipas tij ky është ofendim për ta.

“Diaspora i ka dhënë e po i jep shumë Kosovës. Por, është ofendim për ne që sa herë të vijmë për pushime, vërehet ngritja e çmimeve. Nuk është puna që çmimet janë të larta, por ne duhet të na trajtojnë si kosovarë, pavarësisht se ku jetojmë” ka thënë një qytetar kosovar që jeton në Gjermani për Indeksonline.

Ngritja e çmimeve vërehet sidomos në ushqim, aty ku kosto e shpenzimeve dhe përfitimit është më e madhe. Indeksonline ka siguruar një nga menutë e shumë restoranteve kosovare që kanë ngritur në këtë fillim të muajit.

Related posts