Në emër të grupit kuvendar të AAK-së në Klinë, rreth postimit të nënkryetarit të komunës së Klinës z. Hoti kundër Adem Demaçit, u prononcua Valmir Bacaj, asamblist i AAK-së, i cili e vlerësoj lartë figuren e të ndjerit Adem Demaçit, duke e cilësuar si një ndër figurat me të ndritura të kombit shqiptar. Bacaj theksoj se këtë vlerësim e kan dhënë edhe institucionet shtetërore. Në nderim të veprës dhe kontributit të atdhetarit Demaçi Kryeministri Haradinaj ka marrë propozim-vendimin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e austostradës Prishtinë – Pejë – “Autostrada Adem Demaçi” dhe për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës – “Parku Adem Demaçi”, tha Bacaj.
Edhe ne si Kuvend Komunal e vlerësuam lartë figuren kombëtare të Adem Demaçit duke mbajtur një minutë heshtje.
Deklaratën e nënkryetarit të komunës së Klinës z. Hoti, në lidhje me të ndjerin Demaçi, Bacaj i vlerësoj si të gabuar dhe si deklaratë personale të tij, e cila mbetët në ndërgjegjen e tij.