970×90
970×90

Arrestohen tre persona në Deçan

Arrestohen tre persona në Deçan

Policia e Kosovës, stacioni policor në Deçan, së bashku me Njësitin për reagim të shpejt (NJRSH) me datë 20.07.2022, rreth orës 00:30, kanë shkuar në një kontroll ne fshatin Carrabreg të kësaj komune.

Gjatë kontrollit të lokalit në një dhomë të ndarë nga lokali janë gjetur dhe sekuestruar si prove materiale, letra bixhozi dhe disa çipa që i përdornin gjatë lojës.

“Pas kontrollimit të lokalit nga njësitet Policore janë arrestuar tre (3) persona të cilët dyshohet se ishin duke luajtur bixhoz. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48- orë”, thuhet në njoftim.

Related posts