Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi, ka reaguar ashpër pasi që Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga bashkëpartiaku i tij, Armend Zemaj, ka licensuar laboratorin e vajzës së Blerim Devollit për të kryer testimet e koronavirusit, shkruan Gazeta Projekti
Gashi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se MSH duhet urgjentisht të largojë monopolin në tregun për testimet e PCR dhe që të mos lejojë vetëm operimin e vetëm një kompanie.
“Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht ta liberalizoj tregun për testet PCR për Sars-CoV-2 dhe të mos lejoj kundërligjshëm operimin e një kompanie të vetme në treg për këto teste!”, ka shkruar Gashi.
Ndryshe, gjatë ditë së djeshme në media u raportua se në laboratorin e familjes Devolli një test për koronavirus kushton deri në 200 euro.